“Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj”, Lahi Brahimaj: Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, i ka dhënë lamtumirën e fundit tre fëmijëve që humbën jetën në fshatin Jabllanicë. Brahimaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se dhimbja për humbjen e tre fëmijëve atje, është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar nga […]
Brahimaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se dhimbja për humbjen e tre fëmijëve atje, është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar nga çdo pjesë e tokave shqiptare.
“Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.
Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”, shkroi Brahimaj.












