Isufi i AAK’së: Deklarata e Limajt për koalicion me VV-në paraqet ‘apetit’ për të hyrë në qeveri

Isufi i AAK’së: Deklarata e Limajt për koalicion me VV-në paraqet ‘apetit’ për të hyrë në qeveri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje për qeveri të ardhshme. Një deklaratë të tillë Ahmet Isufi nga AAK-ja në Tëvë1 ka thënë se ky subjekt politik e konsideron të pakuptueshme dhe interesim për apetite për të hyrë në qeveri. Sipas tij Limaj nuk është dashur […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje për qeveri të ardhshme.

Një deklaratë të tillë Ahmet Isufi nga AAK-ja në Tëvë1 ka thënë se ky subjekt politik e konsideron të pakuptueshme dhe interesim për apetite për të hyrë në qeveri.

Sipas tij Limaj nuk është dashur të deklarohet kështu përderisa akoma janë duke u numëruar votat dhe nuk ka rezultat përfundimtar.

“Ne kemi qenë në një koalicion dhe konsiderojmë që është e pakuptueshme se derisa janë duke u numëruar votat dhe nuk kemi rezultatin përfundimtar të dilet me një deklaratë të tillë e cila krijon konfuzion e madje paraqet edhe interesim për apetite për të hyrë në qeveri, gjë që nuk i konvenon në këtë rast Kosovës për shkak se është paralajmëruar se do të ketë një qeverisje të opozitës e cila do të mund ta kthejë Kosovën në binarë”, ka thënë Isufi.

Ai ka shtuar se për AAK-në Limaj do të ishte treguar më i ndershëm dhe fer nëse paraprakisht do të konsultohej me koalicionin.

“Pikërisht deklarimi i tillë mendojmë se duhej të konsiderohej së pari në koalicion meqë kemi qenë deri tani dhe edhe pse ne jemi parti të veçanta në një koalicion megjithatë është e ndershme dhe fer që të bëhej një konsultim në mënyrë që të kishim një qëndrim të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj të enjten gjatë një interviste ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve, pasi në vlerësimin e tij vendi ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

I pyetur nëse ka vija të kuqe me ndonjërën nga partitë politike kryesore në vend, ai ka thënë se në kontekstin e çështjeve nacionale është i gatshëm të ulet në tavolinë me çdo parti dhe se është i gatshëm të ndihmojë çdo kryeministri, përfshirë edhe Albin Kurtin.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka deklaruar Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?