Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

Ish-kryeshefja e Infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në Prishtinë. Ajo bëri thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve. “Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe […]

Ajo bëri thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

“Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet. Situata me qentë endacakë, të cilët kanë përqendrim të lartë në disa zona të Prishtinës, është bërë krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike” tha ajo.

Ajo po ashtu ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

“Unë dje më datë 2 Shkurt 2025, jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë nga një turmë e madhe qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, në rrugën për të arritur tek Sheshi i Katedrales. Qentë dolën papritmas nga oborri i Kishës dhe Galerisë, duke më shkaktuar një frikë të madhe dhe duke më shkaktuar lëndime shumë të rënda. E gjithë kjo ndodhi dhe nuk kishte kalimtarë të tjerë që të mund të më ndihmonin. Me shumë mundim, arrita të largohem nga zona dhe, me ndihmën e forcave të mia, u drejtova në QKUK ku mora kujdesin mjekësor të nevojshëm. Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të ngjashme që ndodhin çdo ditë në qytet. Është e pa pranueshme që të vazhdojnë këto sulme dhe kërcënime ndaj qytetarëve të pafajshëm. Situata ka shkuar përtej asaj që mund të quhet thjesht një shqetësim – kjo është një rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe një krizë që kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet. Prandaj, bëj apel të fuqishëm për të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë problem. Qentë endacakë nëpër rrugët e qytetit dhe mosndërhyrja e shpejtë e institucioneve është një neglizhencë që po i shkakton qytetarëve dhimbje dhe frikë të vazhdueshme”, ka shkruar ajo në postimin e djeshëm në Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?