Ibrahimi i reagon Muratit: Qeveri, ndaloje kolapsimin financiar të komunave

Ibrahimi i reagon Muratit: Qeveri, ndaloje kolapsimin financiar të komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që qeveria të ndalojë kolapsimin financiar të komunave. “Qeveri ndalojeni kolapsimin financier të komunave dhe gjakderdhjen financiare. Komunat rrezikohen që të mos zbatojnë projekte kapitale në vitin 2025 dhe mbylljen e xhirollogarive të tyre”, ka thënë Ibrahimi. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është […]

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që qeveria të ndalojë kolapsimin financiar të komunave.

“Qeveri ndalojeni kolapsimin financier të komunave dhe gjakderdhjen financiare. Komunat rrezikohen që të mos zbatojnë projekte kapitale në vitin 2025 dhe mbylljen e xhirollogarive të tyre”, ka thënë Ibrahimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke i përkrahur komunat sa i përket zbatimit të kontratës kolektive dhe me këtë rast komunat rrezikojnë që të mos kenë mjete për investime kapitale, që t’iu mbyllen xhirollogaritë bankare dhe që shumë projekte të parapara me buxhetet komunale të mos zbatohen”.

“Kjo vije si pasojë e neglizhencës së institucioneve qendrore të cilat për disa vite nuk janë duke i marrë parasysh kërkesat e komunave. Që në fillim të këtij viti vetëm disa komunave iu kanë shkuar faturat mbi 35 milionë euro, ku mbi 25 milionë euro janë borxh ndaj përfituesve, ndërsa mbi 10 milionë euro janë tarifat për përmbaruesit e që me një vendim të Qeverisë apo Parlamantit të Republikës së Kosovës kjo gjakderdhja financiare që është mbi 10 milion eur të deritanishme mund të ndalohet”.

“Këto janë mjete të taksapaguesve të Republikës së Kosovës dhe po që se Qeveria do të menaxhonte procesin si duhur, atëherë tarifat për përmbaruesit nuk do të ndodhnin. Shumica absolute e këtyre mjeteve do i merren komunave nga projeksionet buxhetore për investime kapitale dhe që këto mjete po i merren për shkak të zbatimit të kontratave kolektive. Në vijim po i paraqesim vetëm disa komuna që kanë pranuar vetëm në vitin 2025 faturat për zbatim të kontratës kolektive; 1. Ferizaj 9.5 milion eur, 2. Prizreni 5.5 milion eur 3. Lipjan 3.8 milion eur, 4. Malisheve 2.6 milion eur, 5. Rahovec 2.1 milion eur, 6. Viti 2.1 milion eur 7. Mitrovicë, 1.7 milion euro, 8. Skenderaj 1.6 milion eur, 9. Kaçanik 1.5 milion eur 10. Gjakova 1.4 milion euro 11. Suhareka 1.3 milion eur 12. etj Deri ne fund të vitit të kaluar komunave iu janë marrë padrejtësisht mbi 125 milion euro ku shumica absolute e këtyre mjete janë marrë nga kategoria për investime kapitale dhe kjo ka ndodhur më së shumti në tri vitet e fundit”.

Ibrahimi tha se mungesa e përkrahjes nga niveli qendror do t’i dëmtojë komunat në masë të madhe.

“Duhet të jemi në dijeni se këtë vit janë edhe zgjedhjet lokale dhe se mungesa e përkrahjes nga niveli qendror ndaj komunave në zgjidhjen e problemit kryesor e që është kontrata kolektive do t’i dëmtojë komunat në masë të madhe. Kemi kërkuar dhe kërkojmë që këtë çështje ta zgjidh niveli qendror sepse niveli qendror i ka nënshkruar kontratat kolektive. Me këtë trend, edhe këtë vit komunave mund t’i merren mbi 50-60 milion euro e për pasojë qytetarët që jetojnë nëpër komunat e Republikës së Kosovës nuk do t’i gëzohen realizimit të shumë projekteve që do përmirësonin jetën e qytetarit. Kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që Qeveria të zgjohet dhe të marrë në konsideratë kërkesat e komunave në zgjidhjen e këtij problemi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?