Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Prishtinë-Në Gjykatën e Apelit, të enjten është mbajtur seanca e kolegjit e në të cilën ka munguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Në këtë seancë Prokuroria kërkoi nga Apeli që ky rast të kthehet në rigjykim, ndërkaq mbrojtësja e të akuzuarit Konjufca, avokatja […]

Fillimisht, kryetari i kolegjit të gjyqtarëve, Skender Çoçaj i cili hapi seancën e kolegjit konstatoi se mungon i akuzuari Konjufca si dhe përfaqësuesit nga Prokuroria e Apelit.

Për mungesën e Konjufcës, avokatja Zeqiri tha se është i njoftuar për seancë mirëpo se i njëjti ka kërkuar që mbrojta të vijoj përmes saj si avokate pasi  që nuk është obligative prezenca në gjykim.

Tutje, gjykatësi referues i çështje penale, Ferit Osmani tha se ankesë ndaj vendimit të Themelores ka ushtruar ankesë brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas Osmanit, Prokuroria në ankesë pretendon se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar gjendjen faktike.

Tutje, gjykatësi Osmani tha se Prokuroria ka kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.

Ndaj ankesës së Prokurorisë gjykatësi Osmani tha se ka ushtruar përgjigje mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri.

Sipas gjykatësit Osmani, edhe Prokuroria e Apelit ka dorëzuar parashtresë përmes të cilës ka kërkuar që ankesa e Prokurorisë të aprovohet, ndërsa përgjigja e avokates Zeqiri  të refuzohet si e pabazuar.

Më pas, avokatja Zeqiri bëri elaborimin e përgjigjes së saj, duke shtuar se Prokuroria gjatë gjykimit ishte kërkuar që të sjell vërtetimin për sekuestrim të armës e i cili ka munguar.

Zeqiri tha se nuk mund të pretendohet se në raste tjera të pandehurit janë dënuar për gaz lotsjellës, pasi që sipas saj, secili rast ka specifikat e veta.

Ndryshe, seanca e datës 3 tetor 2024 në Apel kishte dështuar pasi që mbrojtja e Konjufcën nuk kishte pranuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Më 26 shkurt 2024, Konjufca ishte liruar nga akuza pasi nuk ishte provuar se ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Çanta tha se Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkonte me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohej se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë, raporton BetimipërDrejtësi.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca akuzohej se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca akuzohej se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” përcaktuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?