Haradinaj reagon ndaj sulmeve të VV’së për mediat: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve që VV’ja po i bën ndaj mediave, në fushatën e tyre zgjedhore. Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se: “askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre”. Tutje, Haradinaj thotë […]

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se: “askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre”.

Tutje, Haradinaj thotë se edhe gjatë kohës kur vetë ka qenë kryeministër është përballur me pyetje të forta, hulumtime e materiale tjera, por sipas tij, liria për median ka rëndësi për vendin.

E plotë:

Të nderuara media,

Me shqetësim po i shoh sulmet ndaj jush në tubimet zgjedhore, sidomos të Vetëvendosjes.

Ushtrimi i profesionit tuaj duhet të jetë i lirë dhe, natyrisht, ju i caktoni politikat dhe rregullat sipas standardeve profesionale.

Askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre.

Si Kryeministër jam munduar gjithmonë të jem transparent dhe i përgjegjshëm në punën time.

Natyrisht, jam përballur shpeshherë edhe me pyetje të forta, hulumtime e materiale tjera, por thellësisht kam qenë dhe jam i bindur se liria për median ka rëndësi për vendin.

Kosova është vend i lirë dhe me liri të shprehjes.

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta.

Unë besoj në punën tuaj profesionale.

Dhe, pa dyshim, opinioni duhet ta gjykojë i lirë punën tuaj.

Punë të mbarë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?