Haradinaj për dënimin e Calit: Nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë

Haradinaj për dënimin e Calit: Nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar në Facebook për ndryshimet e mëdha që po ndodhin në botë. Ndërkaq Kosova, siç thotë Haradinaj është në një proces të tejzgjatur zgjedhor. Ai përmendi edhe për faturat e fryra të energjisë, si dhe rritjen e çmimeve bazike të energjisë. Haradinaj ka shkruar edhe […]

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar në Facebook për ndryshimet e mëdha që po ndodhin në botë.

Ndërkaq Kosova, siç thotë Haradinaj është në një proces të tejzgjatur zgjedhor. Ai përmendi edhe për faturat e fryra të energjisë, si dhe rritjen e çmimeve bazike të energjisë.

Haradinaj ka shkruar edhe për dënimin me burgim që iu dha Salih Mustafës (Cali). Sipas Haradinajt, ndaj Gjykatës Speciale duhet “ta ngremë zërin të gjithë, pa dallim, dhe të kërkojmë drejtësi”.

Postimi i plotë:

Në këtë mjegull lajmesh të njëpasnjëshme, shumica prej tyre jo të mira nga Kosova e rreth Kosovës, mes një procesi të tejzgjatur zgjedhor dhe një bote që ndryshon çdo sekondë para syve tanë – e ne mbetemi vetëm spektatorë, të larguar e të përjashtuar, të zhytur në fatura të fryra, nga energjia e deri te artikujt më bazikë, sot, luksi i të qenit i lirë dhe shtet, luksi i zgjedhjeve dhe çdo gjëje që frymon në Kosovë, i arritur përmes një lëvizjeje aq të madhe e të lavdishme si UÇK-ja, u dënua dhe u riafirmua edhe një herë në Hagë, duke vulosur dënimin e Calit.

Nuk e di cili është fati i këtij legjislacioni të Kosovës, por di që do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të një deputeti për të vënë në lëvizje një mekanizëm që do të hedhë dritë mbi këtë proces, duke kërkuar llogaridhënie për gjithë ecurinë e tij.

Premtimet e mia nuk ishin dhe nuk janë elektorale; ato janë përtej meje, janë për UÇK-në.

Ne nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë.

Prandaj, ta ngremë zërin të gjithë, pa dallim, dhe të kërkojmë drejtësi!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?