Hakmarrje për boksierin shqiptar? Detajet nga plagosja e vëllait dhe babait të autorit të akuzuar

Hakmarrje për boksierin shqiptar? Detajet nga plagosja e vëllait dhe babait të autorit të akuzuar

Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin gjerman Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babait dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas mediave atje, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga […]

Sipas mediave atje, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.

Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

I kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën, raporton Bild.

Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para gjykatës, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati.

Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës.

Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.

Siç raportohet, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut  në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Dawoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld ( North Rhine-Westphalia ).

Kur ish-kampioni donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të herë në drejtim të shqiptarit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?