Gramos Hashani emërohet në krye të KEK-ut si U.D

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se në krye të kësaj koorporate si ushtrues detyre është vendosur Gramos Hashani derisa ish u.d drejtori, Bekir Gërguri është shkarkuar. “Në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit […]
Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se në krye të kësaj koorporate si ushtrues detyre është vendosur Gramos Hashani derisa ish u.d drejtori, Bekir Gërguri është shkarkuar.
“Në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTH) në KEK Sh.A. Ndërsa, në pozitën e ZKFTH (u.d.) të KEK Sh.A., është emëruar z. Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Bekir Gërguri ishte vënë në krye të KEK-ut si ushtrues detyre në fillim të vitit 2024 pas largimit të u/d/ drejtorit, Përparim Kabashi dhe pezullimit të u.d kryeshefit Nagip Krasniqi i cili u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sikurse kryeshefi i pezulluar, Nagip Krasniqi, edhe Gërguri kishte lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvëndosje. Gërguri ka qenë kandidat për asamble komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bekiri kishte marrë në ato zgjedhje 47 vota.












