Gjykimi për krime lufte ndaj të akuzuarit Trajkoviq, dëshmitari rrëfen maltretimet

Gjykimi për krime lufte ndaj të akuzuarit Trajkoviq, dëshmitari rrëfen maltretimet

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, ka vazhduar dëshminë e tij para trupit gjykues dëshmitari Mustafë Plluzhina në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sladan Trajkoviq. Fillimisht, në këtë seancë ishte planifikuar që mbrojtja e të akuzuarit Trajkoviq të marrë në pyetje dëshmitarin Plluzhina, mirëpo mbrojtësi i të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, ka vazhduar dëshminë e tij para trupit gjykues dëshmitari Mustafë Plluzhina në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sladan Trajkoviq.

Fillimisht, në këtë seancë ishte planifikuar që mbrojtja e të akuzuarit Trajkoviq të marrë në pyetje dëshmitarin Plluzhina, mirëpo mbrojtësi i të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan Vasiq deklaroi se nuk kishte pyetje për dëshmitarin.

Pyetje për dëshmitarin pati vetë i akuzuari Trajkoviq, i cili pyetjen e tij e ndërlidhi me dëshminë e Plluzhinës nga seanca e kaluar, ku iu drejtua me pyetjen se pasi që kishte liruar nipin e dëshmitarit a i kishte ndihmuar edhe djalit të tij, e poashtu a e kishte parë duke i ndihmuar ndonjë shqiptari tjetër. Dëshmitari Plluzhina iu përgjigj duke i thënë trupit gjykues se ai nuk i ndihmoi.

“Nuk e kam pa që i ka ndihmu edhe dikujt tjetër atë ditë”, tha Plluzhani.

Tutje, i pyetur nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni se a kishte diçka tjetër për të shtuar, dëshmitari Plluzhina rrëfeu edhe një pjesë të përjetimeve të tij nga dita kritike.

Ai tha se fillimisht ishin dërguar ne sallën e sportit në Vushtrri ku edhe ishin maltretuar por që nuk kishte arritur të shoh ndokënd, pasi që sipas tij salla ishte e errët dhe pa ndriçim.

Veç kësaj, sipas dëshmitarit Plluzhina, ai ishte pyetur nga komandanti i Policisë Serbe në Vushtrri, Dragan Petroviqi, se a ishte vetëm apo me familje dhe se ku e kishte djalin. Ai tha se ju kam përgjigjur duke i thënë se nuk e di, e më pas ishte dërguar për të dhënë deklaratë, ku ishte detyruar të nënshkruante një vendim që sipas dëshmitarit vetëm pas nënshkrimit e kishte marrë vesh se çka shkruhej në të.

“…në atë vendim shkrujti prej 01 janarit 1999 deri më 18 prill 1999, Mustafë Plluzhina i ka vra 108 ushtarë në Çikatovë…”, tha ai. /BetimiPërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?