Gjermani: Protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

Gjermani: Protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

Mijëra njerëz protestuan të dielën në Berlin kundër planit për kufizimin e emigracionit, të propozuar nga konservatorët e opozitës dhe të mbështetur nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e së djathtës së skajshme. Friedrich Merz, udhëheqësi i konservatorëve, i cili ka të ngjarë të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare që pritet të […]

Friedrich Merz, udhëheqësi i konservatorëve, i cili ka të ngjarë të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në 23 shkurt, parashtroi një projekt-propozim me mbështetjen e AfD-së, duke thyer kështu një tabu, për të mos bashkëpunuar me partinë e ekstremit të djathtë.

Sipas policisë, rreth 160,000 protestues u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ku ndodhet Dhoma e Ulët e Bundestagut, parlamentit gjerman.

Protestuesit mbanin pankarta me thirrjet kundër bashkëpunimit me AfD-në dhe me kritika për udhëheqësin Merz.

Friedrich Merz, kandidati i koalicionit CDU/CSU për postin e kancelarit, u përpoq të premten qa ta shtronte për diskutim në parlament propozimin e tij për emigracionit, por nuk arriti të sigurojë shumicën pasi disa nga deputetët e partisë së tij refuzuan ta mbështesnin atë.

Mungesa e mbështetjes i dha një goditje autoritetit të zotit Merz, i cili ishte paralajmëruar nga kolegët e partisë së tij se rrezikonte të humbiste mbështetje nëse votonte përkrah të djathtës së skajshme.

Projektligji parashikon kufizime në procesin e bashkimit familjar për disa refugjatë dhe kthimin e më shumë emigrantëve.

Një sondazh i kohëve të fundit tregon se dy të tretat e të anketuarve mbështesin rregulla më të forta ndaj emigracionit.

Zoti Merz ka arsyetuar se projektpropozimi është një masë e nevojshme ndaj një sërie vrasjesh në hapësira publike nga individë me prejardhje emigrante. Por Social Demokratët (SPD) e Kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësues të Partisë së Gjelbër thonë se plani i paraqitur nuk do të frenonte sulmet dhe se bie ndesh me ligjin evropian.

Protesta të ngjashme kundër CDU/CSU-së dhe AfD-së u zhvilluan edhe të shtunën në shumë qytete të tjera gjermane, përfshirë Hamburgun, Shtutgartin dhe Leipzigun./VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?