Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë do të ishte goditje për ekonominë kosovare

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë do të ishte goditje për ekonominë kosovare

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se një rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ishte një goditje për ekonominë kosovare. Gërxhaliu në Tëvë1 ka thënë se një rritje e tillë eventuale do të ishte goditje edhe për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës “Duhet të kuptohet që kërkesa për ngritje të çmimit […]

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se një rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ishte një goditje për ekonominë kosovare.

Gërxhaliu në Tëvë1 ka thënë se një rritje e tillë eventuale do të ishte goditje edhe për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës

“Duhet të kuptohet që kërkesa për ngritje të çmimit të energjisë elektrike nga tre operatorët kryesorë është e fund janarit të vitit 2025 ku kërkohet nga 400 milionë që kanë qenë të destinuara në vitin 2024 kjo shifër të rritet në 545 milionë euro që është një rritje për 35% dhe definitivisht një rritje e tillë eventuale do të ishte një goditje për ekonominë kosovare por mbi të gjitha për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike.

Nga ky institucion për tëvë1 kanë bërë të ditur se janë në fazën e vlerësimit të hollësishëm të këtyre aplikimeve, dhe rezultatet do të shqyrtohen në diskutim publik.

“Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?