Ende s’ka rezultate finale, sa deputetë kanë siguruar VV, PDK, LDK, AAK-NISMA në bazë të të dhënave të deritashme

Ende s’ka rezultate finale, sa deputetë kanë siguruar VV, PDK, LDK, AAK-NISMA në bazë të të dhënave të deritashme

Dy ditë pas procesit zgjedhor në Kosovë ende s’ka përfunduar numërimi. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të rezultateve preliminare që u bë dje në orën 19:10, aktualisht këto janë rezultatet: Vetëvendosje ka 40.83 %,  PDK ka 22.15 %, LDK ka 17.59 % dhe koalicioni AAK-Nisma ka 7.47 %. Por, ende s’janë […]

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të rezultateve preliminare që u bë dje në orën 19:10, aktualisht këto janë rezultatet: Vetëvendosje ka 40.83 %,  PDK ka 22.15 %, LDK ka 17.59 % dhe koalicioni AAK-Nisma ka 7.47 %.

Por, ende s’janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të diasporës.

Bazuar në këto rezultate aktuale të dala nga vendvotimet e rregullta në Kosovë e që pothuajse janë përfundimtare, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare, sipas Eugen Cakollit të KDI-së, është:

1. LVV – 47 deputetë

2. PDK – 25 deputetë

3. LDK – 20 deputetë

4. AAK – 8 deputetë

 

 

Cakolli tha se edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal.

Ai ka bërë edhe disa parashikime se sa mund të kenë këto parti ulëse në Parlament varësisht sa mund të kenë vota nga këto që kanë mbetur pa numëruar.

“Derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara)”.

Specifikisht:

• Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë.

• Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë.

• Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate.

Përndryshe, Cakolli thotë se votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?