Elon Musk ofron 97.4 miliardë dollarë për të blerë OpenAI, Sam Altman e refuzon

Elon Musk ofron 97.4 miliardë dollarë për të blerë OpenAI, Sam Altman e refuzon

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka refuzuar një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për të shitur kompaninë që krijoi ChatGPT. Oferta e papritur u paraqit nga një konsorcium investitorësh i udhëhequr nga Elon Musk. Në përgjigje të ofertës, Altman reagoi me një postim në platformën sociale të Musk, “X”, duke thënë: “Jo faleminderit, por […]

Në përgjigje të ofertës, Altman reagoi me një postim në platformën sociale të Musk, “X”, duke thënë: “Jo faleminderit, por ne mund të blejmë Twitterin për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi”.

Musk dhe Altman bashkë-themeluan OpenAI në vitin 2015 si një kompani jofitimprurëse, por marrëdhënia mes të dyve është përkeqësuar që kur Musk u largua nga firma në vitin 2018.

Një nga arsyet për tensionet është transformimi i OpenAI në një kompani fitimprurëse, i cili ka qenë i nevojshëm për të siguruar fondet për zhvillimin e modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale, sipas Altman, raporton euronews.

Në një deklaratë, Musk shprehu mbështetje për OpenAI dhe tha se është koha që kompania të kthehet në një forcë me burim të hapur, duke u fokusuar në siguri, siç ishte dikur.

Oferta prej 97.4 miliardë dollarësh është shumë më e ulët se 157 miliardë dollarë, vlerësimi i kompanisë në raundin e fundit të financimit në tetor të vitit të kaluar, ndërsa bisedimet për një raund tjetër financimi e vlerësojnë atë tani në 300 miliardë dollarë.

Avokati i Musk shprehu mbështetje për ofertën e bërë nga ai, duke e cilësuar si një mundësi të shkëlqyer për të mbrojtur dhe zhvilluar teknologjinë e OpenAI.

Përveç ofertës për OpenAI, Musk është gjithashtu duke bashkëpunuar me Oracle dhe një firmë investimi japoneze, për të ndihmuar në ndërtimin e një infrastrukture të avancuar të inteligjencës artificiale në SHBA, vlerësuar në 500 miliardë dollarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?