Elezi: Mbi 84 mijë vota nga diaspora, në ambasada e me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 80.1 për qind e të regjistruarve në diasporë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Me këtë rast, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Klankosova.tv se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 persona, ndërsa me postë 68 mijë e 712 persona. Elezi tha se […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 80.1 për qind e të regjistruarve në diasporë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me këtë rast, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Klankosova.tv se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 persona, ndërsa me postë 68 mijë e 712 persona.

Elezi tha se kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit të votave që janë pranuar me postë.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi, më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime. Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit). Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104,924 votues”, deklaroi Elezi.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit