Eksperti Muharremi: Memli Krasniqi lider shembull që e reformoi dhe e rriti PDK-në

Eksperti Muharremi: Memli Krasniqi lider shembull që e reformoi dhe e rriti PDK-në

Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Shenoll Muharremi, ka vlerësuar lart udhëheqësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në menaxhimin e fushatës zgjedhore dhe rezultatet e arritura. Sipas Muharremit, Krasniqi është një politikan i veçantë në rajon, duke vënë interesat e partisë dhe vendit mbi ambiciet personale. Ai thekson se Krasniqi […]

Sipas Muharremit, Krasniqi është një politikan i veçantë në rajon, duke vënë interesat e partisë dhe vendit mbi ambiciet personale. Ai thekson se Krasniqi ia besoi kandidaturën për kryeministër Bedri Hamzës, duke treguar një qasje të paprecedentë në politikën ballkanike.

“Memli Krasniqi. Me shumë gjasë, ky është politikani i parë, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin, që mund të futet në librin e rekordeve. Ai nuk luftoi për pushtet dhe karrierë, por ia lëshoi vendin kryesor për kandidat të kryeministrit një tjetri. Sa herë ka ndodhur kjo në një rajon ku lufta për pushtet është e pamëshirshme?”, ka shkruar Muharremi.

Muharremi ka ndarë jë pjesë të një intervistë të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u pyet për rolin e tij të mundshëm në qeverinë e ardhshme, Krasniqi u përgjigj: “Asnjë rol nuk do të kem. Do të vazhdoj të reformoj partinë.”

Muharremi e cilëson këtë si një qasje të re dhe të pazakontë në politikën e rajonit.

“Kjo ishte diçka e paparë më herët në Ballkan. Një politikan i shkolluar në LSE, që fokusin e ka te reformat dhe jo te karrigia e pushtetit”, ka thënë ai.

Muharremi ka thënë se pavarësisht sfidave të brendshme, veçanërisht me liderët e partisë në Hagë, Krasniqi arriti të ruajë unitetin e brendshëm dhe të rrisë mbështetjen për PDK-në, duke e çuar atë në 22.46% të votave, një rritje nga 149,000 në zgjedhjet e fundit në rreth 200,000 vota aktualisht.

“Por puna e tij nuk ka përfunduar, as për së afërmi. Votuesit e kanë shpërblyer për qasjen, strategjinë dhe maturitetin politik, por reformat në PDK duhet të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Muharremi thekson se ky rezultat konfirmon se strategjia dhe qasja e Krasniqit janë të duhura për PDK-në, por nënvizon se reformat duhet të vazhdojnë për të garantuar suksesin afatgjatë të partisë.

“Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm që konfirmon se metoda dhe rruga e Memli Krasniqit është e duhura për PDK-në. Sot ai është më i konsoliduar se dje dhe potencialisht mund të jetë edhe figura kryesore për formimin e qeverisë së re, në secilin variant”, ka thënë Muharremi.

Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan që Memli Krasniqi është njeriu i duhur, dhe ai duhet të thellojë reformat në parti, me kuadro profesionale dhe me integritet.

“Ai duhet të forcojë kauzat e reja të PDK-së dhe të vazhdojë zhvillimin e politikave programore dhe qeverisëse. Këto zgjedhje kanë konfirmuar se figura si Memli Krasniqi dhe shumë të tjerë të ngjashëm në PDK, përfshirë edhe Lumir Abdixhikun me ekipin e tij, janë e ardhmja e vendit. Ata duhet të vazhdojnë me reformat e duhura, derisa Kosova të instalojë një platformë dhe mentalitet të ri politik, të fokusuar në programe, ekonomi dhe qeverisje proaktive, përtej diskursit të vjetër “Serbi, luftë dhe/apo pro-anti Perëndimit.”, ka përfunduar Muharremi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?