Eksperti i sigurisë kibernetike del me analizë se çfarë ndodhi me faqen e KQZ-së

Eksperti i sigurisë kibernetike del me analizë se çfarë ndodhi me faqen e KQZ-së

Kompania kosovare Cybee.ai ka bërë një analizë të situatës pas sulmit të djeshëm kibernetik ndaj faqes së Komisionit Qendror Zgjedhor, ndërkaq duke ri-konstruktuar sulmin në kushte laboratorike, nga kjo kompani kanë treguar se sa kanë qenë të rrezikuar vizitorët të cilët kanë vizituar seksione të caktuara të ueb-faqes së KQZ-së. Sipas raportit të kompanisë Cybee.ai, […]

Sipas raportit të kompanisë Cybee.ai, më datë 11 shkurt në faqen e KQZ është vendosur një virus i cili ka pasur për qëllim infektimin e vizitorëve të cilët kanë vizituar seksionet e ueb faqes së KQZ-së.

“Virusi kishte për qëllim vjedhjen e informatave konfidenciale si passwordet, mesazhet, fotografitë, etj në pajisje kompjuterike apo pajisje mobile android. Nëse përdoruesi i prekur kishte qasje në burimet  biznesore, dëmi mund të shtrihej përtej vjedhjes personale, duke potencialisht ekspozuar të dhëna kritike të biznesit dhe duke shkaktuar shkelje më të mëdha ose humbje financiare.

Ky kërcënim nxjerr në pah se si një vizitë në një ueb faqe mund të komprometojë privatësinë personale, sigurinë organizative dhe madje stabilitetin financiar, duke nënvizuar rëndësinë e masave të forta mbrojtëse. Ende nuk dihet se sa është numri i vizitorëve që i kanë vizituar seksionet e infektuara të portalit të KQZ, megjithatë rreziku ka qenë i lartë”, tha për Telegrafin eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, bashkëthemelues i kompanisë Cybee.ai.

Ndryshe, një ditë më parë ekspertët e sigurisë kibernetike kanë ngritur shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë e faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke raportuar për prani të malware-ve që vjedhin të dhëna, si Lumma.

Doli kishte deklaruar se të paktën një nga sulmet ka qenë i suksesshëm, duke çuar në infektimin e faqes me sisteme false verifikimi CAPTCHA, përmes të cilave është shpërndarë malware që vjedh të dhënat e përdoruesve.

Ai ka deklaruar se të paktën një nga sulmet ka qenë i suksesshëm, duke çuar në infektimin e faqes me sisteme false verifikimi CAPTCHA, përmes të cilave është shpërndarë malware që vjedh të dhënat e përdoruesve.

Detajet tjera mund t’i gjeni në raportin e publikuar në Linkedin nga Cybee.ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?