E tmerrshme – Prokuroria konfirmon se e mitura që u dhunua nga 10 persona më 2022 u dhunua sërish këtë muaj

Prokuroria ka konfirmuar se vajza e cila ishte viktime e dhunimit në vitin 2022, kur ajo ishte vetëm 11-vjeçe, është dhunuar sërish këtë muaj. Për Klan Kosova, Prokuroria ka njoftuar se Prokurori i shtetit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 është caktuar seanca dëgjimore kundër katër […]

Për Klan Kosova, Prokuroria ka njoftuar se Prokurori i shtetit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 është caktuar seanca dëgjimore kundër katër personave të dyshuar për veprën penale.

“Personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale janë: Tre (3) persona me vepër penale ‘Dhunim’, dy (2) persona për vepër penale ‘Trafikim me njerëz’, si dhe dy (2) persona për vepër penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’”, thanë nga Prokuroria për Klanin.

Ndërkaq, detaje për këtë rast Prokuroria nuk ka dhënë për faktin se viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet rasti.

Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik.

Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur.

Siç merr vesh televizioni, numri i të dyshuarve është dyshifrorë, madje vetëm për një natë mendohet që tetë burra të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Klani jozyrtarisht kishte mësuar dje se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz, dhunim e edhe për armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?