Drejtoresha e Radiologjisë: Në muajin janar afro 14 mijë pacientë morën shërbime në këtë klinikë

Drejtoresha e Radiologjisë: Në muajin janar afro 14 mijë pacientë morën shërbime në këtë klinikë

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, ka bërë me dije se gjatë muajit janar afro 14 mijë pacientë kanë marrë shërbime në këtë klinikë. Ai ka treguar se mesatarja ditore në këtë klinikë është rreth 440 pacientë. Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ajo ka thënë se kanë arritur ta ulin ndjeshëm […]

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, ka bërë me dije se gjatë muajit janar afro 14 mijë pacientë kanë marrë shërbime në këtë klinikë.

Ai ka treguar se mesatarja ditore në këtë klinikë është rreth 440 pacientë.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ajo ka thënë se kanë arritur ta ulin ndjeshëm edhe listën e pritjes.

“Numri total i shërbimit të pacientëve që kanë marrë shërbimin në Klinikën e Radiologjisë, për vetëm në muajin janar është 13 mijë e 614 pacientë. Këto janë vetëm ekzaminimet ndërsa në këtë listë nuk hynë pacientët për terminë, së paku ditore kërkesat për terminë të rezonancës magnetike i kemi nga 40-70 pacientë kërkesa ditore. Mos të flasim për terminë të CT, biopsi, ultrazë të gjitha këto ekzaminime të cilat kryhen në klinikën tonë. Mesatarja ditore përafërsisht është diku 440 pacientë ditor që frekuentojnë klinikën tonë. Për momentin punojmë me aparatura si rëntgeni statikë e cila është pothuajse në secilin klinik të QKUK-së. Kemi rëntgen mobil dhe statik”, ka thënë Nuza.

Ndër të tjera, ajo ka treguar edhe për sfidat më të cilat përballet kjo klinikë.

“Radiologët para 10 viteve kemi qenë diku 31 ndërsa tani jemi 25 për arsye se një e kemi në pushim pa pagesë, të cilët kryejnë të gjithë punën dhe shumë më shumë shërbime sesa kanë qenë para 10 viteve. Duke falënderuar kolegët radiolog të cilët punojnë dhe janë të mbingarkuar jemi në pritje të një konkursi të cilin vetëm jemi dakorduar dhe na kanë premtuar nga drejtoritë që do të hapin një konkurs për radiolog. Qëllimi është që të rritet numri i radiologëve. Në këtë mënyrë kemi neve si radiolog por edhe teknik sepse një mjek dhe një teknik duhet të jenë në një linjë”, është shprehur ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?