Dardan Sejdiu ngrit dyshime: KEDS po “shlyen” investimet e paplotësuara përmes tarifave

Dardan Sejdiu ngrit dyshime: KEDS po “shlyen” investimet e paplotësuara përmes tarifave

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë elektrike. Sejdiu tha se privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra. Ai ka ngritur pikëpyetje për transparencën e KEDS. “Privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra. Konsorciumi blerës (Çalik […]

Sejdiu tha se privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra.

Ai ka ngritur pikëpyetje për transparencën e KEDS.

“Privatizimi i KEDS nga 2013 ka sjellë një histori me dy fytyra.

Konsorciumi blerës (Çalik & Limak) premtoi se do të investonte 300 milionë euro për të modernizuar rrjetin elektrik: premtimi për reduktimin e humbjeve, investime tjera dhe vendosjen e njesorëve inteligjentë.

Por realiteti është më i errët. KEDS ka qenë jashtëzakonisht jo-transparent: pasqyrat e saj financiare të audituara dorëzohen vetëm tek ZRRE-ja dhe nuk publikohen lehtësisht për publikun”, shkroi ai.

Sejdiu tha se fitimet e kompanisë po rriten, e njësoj edhe çmimet e energjisë.

Ai shtoi se ka ardhur koha që Qeveria të jap llogari se ku janë përfitimet e premtuara.

“Edhe kur fitimet e saj janë të dukshme – në 2015 fitimi ishte rreth 31 milionë euro dhe në 2016 rreth 25 milionë euro – qytetarët nuk shohin numra të qartë për investimet e premtuara. Deri në shtator 2022, KEDS pretendon se ka investuar 203 milionë euro, megjithëse ekspertët dhe raportet e ndryshme te pavarura shpërfaqin dyshime serioze se shifrat reale janë më të ulëta.

Për fund, edhe pse fitimet e kompanisë rriten çdo vit, konsumatorët po përballen me rritje të çmimeve të energjisë, si dhe me tarifat gjithnjë e më të larta. Kjo situatë ngjall pakënaqësi dhe dyshime se KEDS nuk ka sjellë përfitimet e premtuara, por po “shlyen” investimet e paplotësuara përmes tarifave.

Është koha që KEDS, qeveria dhe autoritetet të bëhen transparente dhe të japin llogari të qartë ndaj qytetarëve, sepse energjia është jetike për të gjithë ne!

Raportet financiare te publikohen, nje komision hetimor për të verifikuar investimet e pretenduara dhe ne fund fare një raport për publikun”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?