Dalin mesazhe të reja për punësimet në KEK, Kusari-Lila intervenon te Nagip Krasniqi, i jep referenca për dy emra

Nagip Krasniqi ishte i hapur të kryente punë për gjithçka. Me ish-kryeshefin e KEK-ut, të akuzuar për korrupsion, bisedonte edhe Mimoza Kusari-Lila, dhe këtë dëshmon një bisedë e radhës në platformën e komunikimit, WhatsApp, të cilën e ka siguruar Paparaci. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ia propozonte Krasniqit dy emra për punësim në […]

Një bisedë tjetër në platformën e komunikimit WhatsApp, të cilën e ka siguruar Paparaci, dëshmon se si shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i referonte Nagip Krasniqit emra kandidatësh për pozita pune në KEK.

Komunikimi mes tyre, i zhvilluar më 27 janar të vitit 2022, është pjesë e hetimeve penale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj Nagip Krasniqit. Këto janë prova të njërës prej lëndëve të inicuara ndaj Krasniqit, por të cilat nuk janë administruar në gjykatë.

Në bisedën e zhvilluar me 27 janar të vitit 2022, ajo i shkruan Krasniqit për një procedurë punësimi që besohet se po zhvillohej asokohe në KEK.

Shefja e deputetëve të LVV-së kishte synim sistemimin në punë të dy personave: një inxhinieri, Fidan Mustafa dhe një punëtori, Fatmir Krasniqi.

“Përshëndetje Nagip”, i shkruante Kusari-Lila, ish-kryeshefit të KEK-ut të akuzuar për korrupsion.

Kusari-Lila i drejtohet Krasniqit me dy referenca për dy kandidatë, të cilët e kishin kaluar fazën e parë të procedurës së rekrutimit për dy pozita pune në KEK.

“Deshta vetëm të dërgoj dy referenca për dy kandidatë të cilët i kanë kaluar testet me shkrim: Fidan Mustafa – inxhinier; Fatmir Krasniqi – punëtor”, i thotë Kusari-Lila, Krasniqit./Paparaci/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?