Brestovci thirrje kompanisë “Pastrimi”: Kryeni punën, mos na detyroni të marrim masa

Brestovci thirrje kompanisë “Pastrimi”: Kryeni punën, mos na detyroni të marrim masa

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka vazhduar kritikat ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”. Ai e ka kërkuar nga kjo ndërmarrje që ta kryej punën për çka është kontraktuar. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar masa ndaj kompanisë. “Ne po kërkojmë pastërtinë e qytetit, ndërmarrja publike pastrimi është e vetmja për momentin e […]

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka vazhduar kritikat ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ai e ka kërkuar nga kjo ndërmarrje që ta kryej punën për çka është kontraktuar.

Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar masa ndaj kompanisë.

“Ne po kërkojmë pastërtinë e qytetit, ndërmarrja publike pastrimi është e vetmja për momentin e cila ofron këtë shërbim për qytetarët, dhe në masë të duhur nuk po mbërrin assesi ta ofrojnë shërbimin për të cilën ajo tani më është e kontraktuar. Kjo ka qenë e vetmja kërkesë e jona ndaj kësaj ndërmarrjes. Fatkeqësisht javëve të fundit as për së afërmi nuk është duke e realizuar, kjo ka qenë arsyeja që kemi pasur edhe disa shkrime mes njërit tjetrit edhe në rrjetet sociale. Kërkesa jonë ka qenë natyrisht që ndërmarrja pastrimi të filloj më shpërndarjen e kontejnerëve të cilët që nga fundi i nëntorit po presin shpërndarjen e tyre, që në numerikisht janë 2 mijë e 500, ne e kemi pritur që ndërmarrjes pastrimi që tanimë vetëm se ia kemi dhënë për shfrytëzim gjashtë kamion të rijnë që të nxjerrin qysh në ditën e nesërme së paku në punë, gjë e cila akoma nuk ka ndodhur”, ka thënë Brestovci për EO.

Sipas tij, nëse nuk kryhet punët siç duhet komuna është e detyruar të veproi.

“Nuk shohim ndonjë përmirësim të gjendjes aktuale në terren ne nuk shohim punëtorët fizik të cilët dalin së paku në lokacionet që kanë grumbullim të mbeturinave jashtë kontejnerëve që të merren me pastrimin e atyre lokacionet që aty mbeturinat së paku ti fusin në thashë dhe të lejnë në gjendje më të mirë deri sa të mbërrijnë kamioni me ardhur për të marrë. Është interesim tejet i ulët dhe kjo të qon në faktin që diçka nuk po shkon në rregull. Thirrja që do të bëja është që për herë të fundit ndërmarrjes t’i them të zgjohen nga amullia në të cilën ka rënë që të përveshet punës dhe të ofroj shërbimin të cilët kërkohen nga ai dhe që me të vërtetë të mos detyrohemi të marrim masa përtej atyre që do të duhej të marrim ditëve në vijim”, ka thënë Brestovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?