Blerand Stavileci: Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve

Blerand Stavileci: Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve

Blerand Stavileci nga PDK në një konferencë për media ka folur pas publimit të exit polleve në media. Ai ka thënë se qytetarët vendosën me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Stavileci tutje tha se vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë, sesa sipas tij çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. ‘Të dashur […]

Ai ka thënë se qytetarët vendosën me votën e tyre për të ardhmen e vendit.

Stavileci tutje tha se vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë, sesa sipas tij çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve.

‘Të dashur qytetarë, Të nderuar përfaqësues të mediave, Sot, qytetarët e Kosovës votuan për Ma Mirë. Sot, Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë! Një falënderim i veçantë i shkon kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili udhëhoqi një fushatë dinjitoze, me ide dhe program të qartë për zhvillimin e Kosovës’, ka thwnw ai.

‘Po ashtu, mirënjohje të veçantë për Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me vizionin dhe udhëheqjen e tij i dha kësaj fushate energjinë dhe unitetin që i nevojitej. Kjo ishte një fushatë që frymëzoi dhe bashkoi njerëzit rreth vlerave të zhvillimit, përgjegjësisë dhe progresit. Një falënderim i përzemërt shkon për çdo votues, aktivist, mbështetës, komisioner dhe vëzhgues të PDK-së, të cilët punuan me përkushtim të madh. Falë jush, kjo fushatë ishte një histori suksesi. Puna juaj nuk ka përfunduar ende – mbrojtja e secilës votë është prioriteti ynë i përbashkët!’, u shpreh tutje Stavileci.

‘Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë. Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike. Gjatë mbrëmjes, kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër për të ndarë me ju reflektimet dhe vizionin tonë për hapat e mëtejshëm. Me gjithë zemër, ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj! Ky është vetëm fillimi i një rruge të re për Kosovën – një rruge drejt Ma Mirë’, ka thënë Stavileci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?