Bajrami reagon: Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do ta parandalojë

Bajrami reagon: Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do ta parandalojë

Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë. Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se qytetarët kanë të drejtë ta dinë se a […]

Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se qytetarët kanë të drejtë ta dinë se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset. Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prilli, apo do të marrë masa për ta parandaluar? Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë. Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime! Qytetarët ende po bartin barrën e inflacionit mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është donosdoshmëri për secilën familje”, ka shkruar Bajrami.

 

Postimi i plotë:

A DO TË RRITET PRAPË ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE?

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike?

Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.

Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero nvestime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021:
❌ Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë,
❌ Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese,
❌ Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi,

Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta. Si është e mundur që paguajmë gjithnjë më shumë, por nuk kemi asnjë MWh shtesë të prodhuar në katër vitet e fundit?

Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar dhe po shqyrton kërkesat e kompanive për lejimin e të hyrave për 1 prill 2025 deri me 31 mars 2026, Qeveria në detyrë po heshtë.
Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do të marrë masa për ta parandaluar?

Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë.

Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime!
Qytetarët ende po bartin barrën e inlfaciont mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është domosdoshmëri për secilën familje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?