Bajrami – Hekuran Muratit: Me ju korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen në WhatsApp

Bajrami – Hekuran Muratit: Me ju korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen në WhatsApp

Hykmete Bajrami i ka reaguar Hekuran Muratit, duke i thënë se në tentativë për të larguar vëmendjen prej bisedave të publikuar nga ‘Grupi i WhatsApp-it’, po merret me programin e LDK-së. Bajrami ia numëron disa nga premtimet Qeverisë Kurti si: bukë më të lirë, qumësht, vaj e sheqer me të lirë, energji elektrike më të […]

Hykmete Bajrami i ka reaguar Hekuran Muratit, duke i thënë se në tentativë për të larguar vëmendjen prej bisedave të publikuar nga ‘Grupi i WhatsApp-it’, po merret me programin e LDK-së.

Bajrami ia numëron disa nga premtimet Qeverisë Kurti si: bukë më të lirë, qumësht, vaj e sheqer me të lirë, energji elektrike më të lirë, por të gjitha, siç argumenton Bajrami, janë shtrenjtuar nën Qeverinë Kurti.

Postimi i plotë:

Ministri i Financave, në tentativë për të larguar vëmendjen nga bisedat në ËhatsApp, sot qenka marrë me programin e LDK-së.

Po, Hekuran, ne do të marrim borxh sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vitet e ardhshme. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera.

Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vitesh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale.

Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm.

Në vitin 2021 ju premtuat, ndër të tjera:

Bukë më të lirë

Qumësht më të lirë

Vaj më të lirë

Sheqer më të lirë

Energji elektrike më të lirë

160 çerdhe

4,000 banesa për çiftet e reja

5 shtëpi për të moshuarit

Bankë zhvillimore

Digjitalizim të arsimit

Luftë kundër korrupsionit

Punë dhe drejtësi

Sot pas katë viteve mandat me 51% të votave në Kuvned, me 12 miliardë euro buxhet dhe me të gjitha nivelet e pushtetit çfarë keni pët t’u thënë qytetarëve? S’ju ka mbetur tjetër veçse të tregoni barcoleta, të fyeni dhe të ofendoni, SEPSE gjatë mandatit tuaj:

Çmimi i ushqimeve u rrit mbi 50%,

U dyfishua çmimi i energjisë elektrike,

Nuk u ndërtuan as 6 çerdhe,

Asnjë banesë për çiftet e reja,

Asnjë shtëpi për të moshuarit,

S’ka bankë zhvillimore, përkundrazi, fitimi i bankave komerciale është rritur në mënyrë eksponenciale,

Për arsimin, më mirë s’po komentoj,

Korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen nëpër grupe në WhatsApp,

Kemi pasur 2,123 kontrata njëburimore,

Vetë kryeministri mbron Martinin, Nagipin e të tjerë,

Kushtetuta është shkelur mbi 10 herë,

Ka lulëzuar nepotizmi,

Andaj, po Hekuran, më 9 shkurt qytetarët do të votojnë për ndryshim, do të votojnë për projekte të mëdha, do të votojnë kundër korrupsionit.

Do të votojnë me shumicë për LDK, numrin 124.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?