Arratisja e Artan Grubit, MPB-ja e RMV-së po vazhdon përpjekjet për gjetjen e ti

Arratisja e Artan Grubit, MPB-ja e RMV-së po vazhdon përpjekjet për gjetjen e ti

Pothuajse tre muaj nga arratisja e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, i dyshuar për përfshirje në furnizime kriminale në Lotarinë Shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit. Nga MPB  kanë  thënë se janë në komunikim edhe me shtete të tjera dhe se vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tij. “Ministria e […]

Pothuajse tre muaj nga arratisja e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, i dyshuar për përfshirje në furnizime kriminale në Lotarinë Shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit.

Nga MPB  kanë  thënë se janë në komunikim edhe me shtete të tjera dhe se vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tij.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të vendeve në të cilat sipas informatave operacionale personi mund të gjendet. Në rast të gjetjes pasojnë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim kthimin e tij në vend”, kanë thënë nga MPB për TVM2.

Përderisa institucionet e ndjekjes nuk e kanë siguruar prezencën e të dyshuarit ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, para organeve të drejtësisë, vazhdojnë përplasjet politike se ku potencialisht fshihet Grubi dhe kush ka njohuri për vendndodhjen e tij. Së fundmi kryeministri, Hristijan Mickoski, ka theksuar se Ali Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe e këshilloi atë të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

“Kur do të kthehet Grubi, nuk e di, nga sa arrita ta dëgjoj Mexhitin, ai tha se Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe ndoshta ai duhet të japë një përgjigje se kur do të kthehet. Unë do të dëshiroja që ai të kthehej që sot, sepse mënyra e vetme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve është të jetë këtu i pranishëm dhe të japë përgjigje.”, – ka theksuar kryeministri, Mickoski, për televizionin Alsat-m.

Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të ShBA-së për korrupsion, fillimisht i mohoi akuzat për arratisje, duke deklaruar se ndodhet jashtë vendit për një “vizitë private”. MPB lëshoi fletëarrest ndërkombëtar, pasi që Gjykata Penale i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Bajrami si i parë dhe Grubi si i dytë, janë të dyshuar se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 8.2 milionë euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?