Armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e takimit Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

Armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e takimit Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore. Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore.

Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

“Nuk kam garanci që paqja do të jetë e qëndrueshme”, tha Presidenti Trump të hënën.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Netanyahu bisedoi të hënën me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili ishte pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi përmes një deklarate se takimi ishte “pozitiv dhe miqësor” dhe se ai do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë së Izraelit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për të “diskutuar qëndrimet e përgjithshme të Izraelit përsa i përket fazës së dytë të marrëveshjes”.

I dërguari Witkoff pritet të takohet me zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit ndërkohë që tre vendet vazhdojnë të ndërmjetësojnë përfundimin e luftimeve.

Përveç armëpushimit, zoti Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Trump do të diskutojnë mbi kundërpërgjigjen ndaj agresionit të Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.

Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./ Zëri i Amerikës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?