Ahmeti reagon pas deklaratës së Kurtit për gjuhën shqipe: Kërko falje për këtë ofendim e poshtërim

Ahmeti reagon pas deklaratës së Kurtit për gjuhën shqipe: Kërko falje për këtë ofendim e poshtërim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në Maqedoni të Veriut nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.   Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas […]

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në Maqedoni të Veriut nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

 

Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij, është keqinformuar dhe kjo deklaratë është ofendim e poshtërim mbi të gjitha për ushtrinë.

 

Ahmeti citoi edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur.

“Dashtë Zoti e mbledhshin mend të shohin që kjo nuk është punë shakaje. Do të thotë shqiptarët reagojnë si komb e jo si shqiptarë të Maqedonisë. Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë që ua ka thënë institucioneve se gjuha e shqipe është e kombit dhe si komb i dalin zot”.

 

“Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e Edi Ramën, leni ligjet mos prekni te gjuha aty ku nuk preket. Gabimi është i Albin Kurtit, nëse e kanë keqinformuar informatorët prej këtu duhet të dalë të kërkojë falje të shqiptarëve të Maqedonisë që tha se gjuha shqipe kurrë zyrtare s’ka qenë. Dy javë ditë antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoni janë thirrë në kryeministrin e Kosovës. Ja kryeministri i Kosovës thotë gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni”.

 

“Me keqardhje e kam ndje këtë deklaratë prandaj sa s’është vonë, duhet të dalë e të kërkojë falje për këtë ofendim dhe poshtërim që është bërë ushtarëve se nonat e Kosovës, djemtë këtu i kanë të varrosur për atë gjuhë. Janë këtu në varrezat e dëshmorëve trupat e tyre”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?