A bën PDK koalicion me VV nëse e marrin Kryeministrinë? Flet Çitaku

A bën PDK koalicion me VV nëse e marrin Kryeministrinë? Flet Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitkau, ka thënë se kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë se re. Çitaku ka thënë se PDK-ja do t`i respektojë të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për këtë proces. “Ne e kemi lexuar drejt rezultatin zgjedhor, sigurisht se kemi rregullat dhe procedurat. I […]

Çitaku ka thënë se PDK-ja do t`i respektojë të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për këtë proces.

“Ne e kemi lexuar drejt rezultatin zgjedhor, sigurisht se kemi rregullat dhe procedurat. I takon fillimisht partisë së parë që të provojë të formon qeverinë, mirëpo ne jemi të bindur se qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës do të udhëheq opozita e deridjeshme”, ka thënë Çitaku në një intervistë për Nacionale.

Ajo ka qartësuar se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është i mundur për shkak të diferencave të mëdha.

“Nuk është ky një refuzim kryeneç, sepse kemi vendosur ashtu. Thjeshte jemi shumë të ndryshëm dhe nuk shohim asnjë mundësi që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e mundur edhe sikur LVV-ja të ia jep PDK-së postin e kryeministrit.

“Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që z. Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk po them diçka të re, këtë e ka bërë shumë të qartë edhe vet kandidati për kryeministër, z. Hamza dhe kryetari i partisë”, është shprehur Çitaki, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, i ka marrë 38 mijë e 806 vota.

Ajo ka treguar se deri me tani nuk kanë diskutuar me partitë e tjera politike në lidhje me ofrimin e Qeverisë se re.

Sipas saj, negociatat do të fillojnë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Ne do të bëjmë përpjekje. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pas konstituimit të parlamentit, do të hyjmë në orën e re, ku janë afet kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve. Ne nuk do të ikim nga përgjegjësia për të ndërtuar një qeveri të re me shumicën shqiptare. Sigurisht për t`i dhënë Kosovës qartësi, stabilitet, parashikueshmeri, zhvillim dhe partneritet me aleatët tanë kyç.”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ka folur edhe për raportimet se ndonjë deputet i kësaj partie mund të largohet dhe t`i bashkohet VV-së.

Ajo ka bërë me dije se të gjithë deputetët e PDK-së janë besnik ndaj partisë.

“PDK-ja është më e bashkuar se kurrë, PDK-ja është më e unifikuar së asnjëherë me parë. Të gjithë kandidatët për deputetë, edhe ata që sipas të gjitha gjasave do të zgjidhen, por edhe të tjerët që kanë qenë në listën tonë kandiduese, kanë besnikëri në raport me Partin Demokratike të Kosovës”, ka vlerësuar Çitaku.

Sekretarja e PDK-së ka deklaruar se spekulimet se ndonjë deputetët i PDK-së mund t`i bashkohet pushtetit kanë qenë të nxitura nga LVV-ja.

“Është një listë kandiduese, e cila është besnike ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe vlerave që PDK-ja përfaqëson. Ne kemi kontakte të vazhdueshme, kemi mbledhje të rregullta të partisë. Më shumë këto lloj spekulimesh kanë qenë të nxitura nga partia që sot qeverisë me Kosovën për të shkaktuar panik dhe huti. Mirëpo, unë iu konfirmoj se të gjithë deputetët, dhe ata që pritet të konfirmohen i qëndrojnë besnik PDK-së”, është shprehur zyrtarja e lartë e PDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?