“Odat e armëve”, Brahimaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Gjuhë përçarëse, luftës ia kemi nisë me armatim në odën e familjes Jashari

“Odat e armëve”, Brahimaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Gjuhë përçarëse, luftës ia kemi nisë me armatim në odën e familjes Jashari

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me bashkatdhetarë të shtunën në Cyrih kishte deklaruar se historikisht Kosova ka pasur më shumë armatim nëpër oda sesa në kazermat e ushtrisë. “Bile, më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, kishte thënë Kurti. Por, kandidati për deputet nga Aleanca […]

“Bile, më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, kishte thënë Kurti.

Por, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahmiaj, në një intervistë për Periskopin, ia ka kujtuar Albin Kurtit fillimet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sipas tij “kjo është në vazhdën e gjuhës së tij përçarëse.

“Kjo është në vazhdën e gjuhës së tij përçarëse. Por, unë i kujtojë kur ditët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta ka filluar te familja Jasharaj me ato armatime të odave në Jabllanicë po ashtu, edhe kemi ardhur deri në vitin 1999-të kur UÇK-ja  për atë kohë ishte mjaft e pajisur, do të thotë u nis nga zero dhe ka ardh aty e tha edhe se ma shumë ka pas Policia e Kosovës armë se sa ka pasur FSK-ja edhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Brahimaj.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, e ka kujtuar transformimin e UÇK’së në Trupat Mbrojtës se të Kosovës dhe në fund në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Unë e kujtoj se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kanë mbetur vetëm disa pushkë automatike, të cilat kanë qenë të dedikuara për për sigurimin e objekteve por nuk ka pasur armatim. Transformimi nga Trupat e Mbrojtëse në FSK. FSK-ja nuk kas pasur as edhe një pushkë të vetme dhe ka filluar nga zero-ja dhe çdo vit kanë ardhur pajisje gradualisht ato që tashmë janë shtuar në ligjin”, tha ai.

Brahimaj thotë se Ushtria e Kosovës duhet të furnizohet me armatime, kontrata të reja me dron, dhe teknik të Aviacionit.

“Unë dëshiroj që jo këto që janë. Por, dëshirojë që Ushtria e Kosovës është edhe pretendim me qenë pjesë e NATO’s të furnizohet me armatime, kontrata të reja me dron me teknike të Aviacionit, mbrojtje kundër ajrore të jetë e të është e barabartë me shtetet fqinje sepse në standardet e NATO’s nuk lejohen formimi i ushtrive me forcë sulmuese po me forcë mbrojtëse ndërsa sulmuese është vet NATO që e bënë”, tha Brahimaj. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?