Muharremi ngrit dyshime që rezultatet e votimit në ambasada në zgjedhjet e 9 shkurtit janë ndikuar nga pushteti i VV’së

Muharremi ngrit dyshime që rezultatet e votimit në ambasada në zgjedhjet e 9 shkurtit janë ndikuar nga pushteti i VV’së

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si janë zhvilluar votimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se rezultati i atjeshëm është krejtësisht asimetrik krahasuar me votimin brenda Kosovës dhe atë të diasporës me postë. Sipas tij, diferencat e mëdha në përqindje ngrenë dyshime për ndikim […]

Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 80.71% të votave në ambasada, gati dyfish më shumë sesa përqindja që mori në territorin e Kosovës ose në votimin e diasporës në përgjithësi. Për Muharremin, një dominim i tillë i një partie vetëm në njërin nga format e votimit është “krejtësisht i panatyrshëm”.

“Nuk ka asnjë mundësi që, në mënyrë normale dhe pa ndikim, vetëm një tip i votimit të prodhojë një rezultat kaq të njëanshëm,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo situatë mund të tregojë se diplomacia dhe infrastruktura diplomatike e Kosovës janë instrumentalizuar nga pushteti, në këtë rast nga LVV-ja.

Muharremi thekson se dallimi është tepër i madh për t’u konsideruar rastësi.

“Në nivel vendi, VV mori 42.3% të votave, nga diaspora me postë, rreth gjysmën…por në ambasada, plot 80%”

Ai sqaron se këto të dhëna nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht manipulim apo vjedhje votash, por sugjerojnë “ndikim dhe organizim të qëllimshëm” që mund të ketë ndikuar në rezultatin final brenda përfaqësive diplomatike.

Analisti paralajmëron se qeveritë dhe partitë në pushtet duhet të tregojnë kujdes të lartë në proceset zgjedhore që vijnë, përfshirë zgjedhjet e 28 dhjetorit, që të mos përdorin ambasadat dhe konsullatat për të favorizuar një subjekt politik.

“Asnjë votë nuk duhet të ndikohet apo devijohet në asnjë mënyrë, përfshirë përmes organizimeve të veçanta që prodhojnë rezultate asimetrike,” tha ai.

Sipas Muharremit, sjellja me përgjegjësi është detyrim veçanërisht për qeveritë në detyrë, të cilat duhet të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët – në Kosovë, në diasporë dhe në përfaqësitë diplomatike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?