Publikohen pamjet e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit me mjete të forta

Publikohen pamjet e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit me mjete të forta

Pas incidentit të raportuar së fundmi në komunën e Zubin Potokut, pamjet nga terreni tregojnë gjendjen e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit. Në fotografit e publikuara nga RTV Dukagjini shihet qartë pjesa e bajpas-it e cila është dëmtuar, dyshohet me mjete të forta. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po trajtohet si “asgjësim apo […]

Në fotografit e publikuara nga RTV Dukagjini shihet qartë pjesa e bajpas-it e cila është dëmtuar, dyshohet me mjete të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po trajtohet si “asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Ky incident vjen një vit pas shpërthimit të 29 nëntorit 2024, kur kanali ishte sulmuar me rreth 20 kilogramë lëndë shpërthyese. Edhe pse dhjetëra persona u arrestuan atëkohë, ende nuk është ngritur aktakuzë ndërkaq dy persona ndodhen në paraburgim.

Kanali i Ibër-Lepencit është një prej infrastrukturave më të rëndësishme të furnizimit me ujë në vend, duke siguruar ujë për veriun e Kosovës, rajonin e Mitrovicës, Prishtinën dhe Korporatën Energjetike të Kosovës. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje