Panik në aeroportin e dytë më të madh në Suedi: Ndalen fluturimet për shkak të dronëve

Panik në aeroportin e dytë më të madh në Suedi: Ndalen fluturimet për shkak të dronëve

Në aeroportin Gothenburg-Landvetter, në perëndim të Suedisë, u ndërprenë fluturimet më 6 nëntor, pasi u vërejt një ose më shumë dronë në aeroport, thanë autoritetet. Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën […]

Në aeroportin Gothenburg-Landvetter, në perëndim të Suedisë, u ndërprenë fluturimet më 6 nëntor, pasi u vërejt një ose më shumë dronë në aeroport, thanë autoritetet.

Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën hibride nga Rusia për këto incidente, por Moska ka mohuar se ka gisht në to.

“Në Aeroportin Landvetter është vërejtur një dron ose disa dronë”, tha një zëdhënës i agjencisë së aviacionit civil, LFV.

Një zëdhënës i policisë suedeze tha se policia mori informacione mbi detektime të dyshuara të dronëve nga disa persona në orën 16:41 dhe shkoi në vendngjarje për të mbledhur informacione, me qëllim që të konfirmojë këto pretendime.

“Ne kemi nisur një hetim për sabotim të dyshuar të aviacionit”, tha zëdhënësi i policisë.

Ky aeroport është i dyti më i madh në Suedi, pas Arlandas në Stokholm, sipas operatorit të aeroportit Swedavia.

“Hapësira ajrore mbi aeroportin Landvetter është aktualisht e mbyllur për shkak të indikacioneve për një dron të dyshuar”, tha drejtoresha e operacioneve në Swedavia, Susanne Norman.

“Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimet”, shtoi ajo.

Të martën, detektimet e dronëve detyruan autoritetet në Belgjikë të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ushtarake, teksa ministri i Mbrojtjes i shtetit e quajti një sulm të koordinuar.

Të enjten, policia në Norvegjinë fqinje tha se kishte mbyllur një hetim mbi detektimet e dyshuara të fluturakeve, që shkaktuan mbylljen e aeroportit të Oslos në shtator, duke u thirrur në mungesë të provave që do të dëshmonin se dronët kishin qenë të pranishëm.

Në Danimarkën, disa aeroporte, përfshirë në Kopenhagë, gjithashtu u mbyllën përkohësisht në shtator për shkak të raportimeve për fluturime të dronëve pranë aeroporteve./Radio Evropa e Lirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?