“Njohja nga Siria, dhe tendenca e Kurtit për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik” – krejt çka tha Hoxhaj në Periskopi

“Njohja nga Siria, dhe tendenca e Kurtit për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik” – krejt çka tha Hoxhaj në Periskopi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7.   Hoxhaj ka thënë se Kosova do të mund të kishte shumë më tepër njohje ndërkombëtare nëse do të kishte një qeveri më aktive dhe të përgjegjshme […]

 

Hoxhaj ka thënë se Kosova do të mund të kishte shumë më tepër njohje ndërkombëtare nëse do të kishte një qeveri më aktive dhe të përgjegjshme në politikën e jashtme.

“Mendoj që njohja e Sirisë, për të cilën jam gëzuar shumë, pasi jam marrë gjatë me të si dikush që e ka pritur opozitën siriane në ministri, është një hap i rëndësishëm. Edhe njohja e Sudanit ka qenë afër, por patëm dështuar sepse komuniteti i deputetëve atje e kishte kundërshtuar”, tha Hoxhaj.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që qytetarëve t’u sqarohet se kush po e çon vendin në zgjedhje të reja.

“Partitë opozitare para se të kërkojnë që të shkohet në zgjedhje, është mirë t’iu thuhet qytetarëve se kush po i çon në zgjedhje. Është absurde si një lider i një partie politike në opozitë, me lehtësinë më të madhe thua se duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se shtetësia e Kosovës është vendosur në pikëpyetje dhe se përgjegjësinë kryesore e mban kryeministri Albin Kurti.

“Ajo çka po ndodh gjatë vitit 2025 është një kolaps total. Një krizë më serioze shtetërore se kjo nuk ka pasur Kosova në historinë e saj. Jemi në një situatë ku shtetësia jonë, e kërcënuar nga brenda, është vendosur në pikëpyetje”, deklaroi Hoxhaj.

 

Të ngjashme
Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

Nis gjykimi për rastin “Capat”, sot seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë

Nis gjykimi për rastin “Capat”, sot seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë

Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë

Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë

Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

Helmimi i disa protestuesve në Sferkë, nga Prokuroria në Pejë japin detaje

Helmimi i disa protestuesve në Sferkë, nga Prokuroria në Pejë japin detaje

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë