Mediat urdhërohen që të largohen nga seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Mediat urdhërohen që të largohen nga seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Trupi gjykues në seancën ndaj dy të akuzuarve për spiunazh ka kërkuar që të largohen mediat nga seanca.Gjithashtu, është urdhëruar largim nga salla i të gjithë personave që nuk janë të domosdoshëm në këtë procedurë derisa sa të trajtohet kjo çështje. Gjatë seancës gjyqësore ndaj Bedri Shabanit, i akuzuar për spiunazh, Gjykata ka kontaktuar menjëherë […]

Gjatë seancës gjyqësore ndaj Bedri Shabanit, i akuzuar për spiunazh, Gjykata ka kontaktuar menjëherë me Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për të marrë informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.Sipas njoftimit nga trupi gjykues, përmes emailit është kërkuar sqarim zyrtar për gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

Nga doktori i kësaj qendre është marrë përgjigje se i pandehuri Bedri Shabani më datë 11.11.2025 është lajmëruar për konsultë te mjeku i burgut.Po ashtu, të njëjtit i është rekomanduar terapi dhe konsultë te specialistët përkatës.

Duke qenë se përgjigjja ishte e mangët, gjykata ka kontaktuar sërish me njësinë përkatëse në burg për t’u interesuar nëse Shabani është vizituar sot nga mjeku.Në bazë të përgjigjes së marrë, rezulton se edhe sot i akuzuari ka bërë vizitë dhe se parametrat e tij kanë qenë brenda vlerave normale.

Gjykata ka kërkuar që kjo përgjigje të dërgohet me shkrim dhe aktualisht është në pritje për ta dokumentuar.Në pritje të kësaj përgjigjeje dhe duke marrë parasysh shqetësimet që ka ngritur Shabani – të cilat gjykata për momentin nuk dëshiron t’i bëjë publike.

Ndërkohë, avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha, ka kërkuar që mediat të largohen nga salla dhe që çështja të trajtohet pa publicitet.

Prokurori ka theksuar se “ne jemi juristë dhe nuk jemi mjekë, prandaj nuk ka nevojë që në këtë fazë të elaborohet çështja e diagnozës”, duke ia lënë në diskrecion gjykatës vendimin për largimin e publikut.

Pas konsultimit, trupi gjykues ka marrë vendim që mediat të largohen nga salla e gjykimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?