Ky është ushtari nga Drenasi i akuzuar për dhunim në Angli, flet policia britanike

Bali Hoxha, 28-vjeçar, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke u akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje. Klan Kosova ka mësuar se Hoxha është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West […]

Klan Kosova ka mësuar se Hoxha është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West Tofts Camp” në Thetford. Më 17 shtator dyshohet se i ka kryer veprat penale.

Klan Kosova ka pranuar përgjigje nga zyra e komunikimit të policisë në Norfolk, e cila ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka njoftuar se i njëjti do të paraqitet më 7 prill të vitit 2026 në Gjykatën e Kurorës në Norwich.

“Incidenti ndodhi rreth orës 23:30, të mërkurën, më 17 shtator 2025, përgjatë shtegut midis rrugës Prince of Wales dhe parkut tregtar Riverside. Një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual dhe është dërguar në Qendrën e Hetimit të Policisë Wymondham për t’u marrë në pyetje”, thuhet në përgjigjen e policisë së Norfolk.

I paraqitur sot para gjykatës përmes një videolidhjeje, ai ka mohuar të ketë kryer këtë vepër penale.

Ndërkaq, në gjykatë u vendos që i njëjti të mbetet në paraburgim. Po ashtu, gjyqtarja e rastit, Katharine Moore, ka urdhëruar që ushtarakut t’i sigurohet një përkthyes në gjuhën shqipe, në mënyrë që të vazhdohet më tej procedura kundër tij./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?