Rritja e kamatave nga bankat – alarmojnë ekspertët: Bizneset dhe qytetarët po goditen rëndë

Rritja e kamatave nga bankat – alarmojnë ekspertët: Bizneset dhe qytetarët po goditen rëndë

Në muajt e fundit, normat e interesit të aplikuara nga bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një rritje të dukshme. Kreditë për individë kanë tejkaluar kufirin prej 7-8%, ndërsa për bizneset kjo shifër ka kaluar edhe mbi 10%. Kjo rritje lidhet ngushtë me zhvillimet ekonomike në vend dhe me faktorë institucionalë që kanë ndikuar në […]

Kjo rritje lidhet ngushtë me zhvillimet ekonomike në vend dhe me faktorë institucionalë që kanë ndikuar në mënyrën se si bankat i përcaktojnë kushtet e huadhënies.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tha se rritja e kamatave është shkaktuar për shkak të inflacionit të lartë gjatë muajve të fundit.

“Rritja e kamatave u shkaktua për shkak një inflacioni pak më të lartë, në këta muajt e fundit dhe ajo e ka efektin zinxhir , pra një prej tyre është edhe rritja e kamatave,  kjo rritje e shtrenjton marrjen e kredive”, tha ai për Frontonline.

Shatri tha se, megjithëse bankat kanë të drejtë të rrisin normat për të ruajtur substancën e parasë së tyre, kjo rritje ka efekt negativ për ekonominë.

“Ka efekt negativ, bankat e ruajnë substancën e parasë së vet sepse nuk duhet që për shkak inflacionit ato të humbasin në proceset që i zhvillojnë monetare kreditore, ato e kanë të drejtën e vet me rrit kamatën por dëmi ju shkon bizneseve”, tha Shatri.

Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa, tha se normat e interesit mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit, me një mesatare vjetore mbi 6%.

“Në sektorin e kredive interesi, kamatat ende janë te larta në krahasim me vendet e rajonit  normat mesatare vjetore sipas burimeve statistikore diku rreth 6.38% dhe këto kredi nga bankat komerciale jepen më shumë  për konsum, rinovim, bujqësi. Ndërsa kreditë me risk më të lartë nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, tha ai.

Ai tha, se kreditë me rrezik të lartë kanë kamata 14–30%, varësisht nga produkti.

“Ndërsa kreditë me risk mw tw lartw nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, u shpreh ai.

Sipas Bellaqës , sektori bankar duhet të zhvillojë konkurrencë, në mënyrë që kreditë të ofrohen me çmime më të volitshme për qytetarët, pasi rritja e kamatave e vështirëson jetën ekonomike dhe sociale.

“Sektori bankar duhet që të zhvillohet konkurrenca në mënyrë që të zhvillohet dhe të jepen kreditë me çmime konkurruese dhe më të volitshme për qytetaret/ klientelën, nëse vazhdon me rritjen e kamatave jeta ekonomike dhe sociale vështirësohet edhe më shumë dhe bwhet e pa përballueshme”, tha ai.

Ai shtoi se me këto kamata, bizneset nuk mund të zhvillohen, pasi norma më të ulëta janë të domosdoshme për sipërmarrësit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?