Zv.sekretari amerikan: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sulmuesit e Ibër Lepencit

Zv.sekretari amerikan: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sulmuesit e Ibër Lepencit

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma ka thënë se hetimi i FBI-së për sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës po vazhdon ende, derisa foli edhe për marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën. Në një intervistë në “KTV”, ai ka thënë se “veprimet e njëanshme, mund të dërgojnë në sinjale të gabuara”. […]

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma ka thënë se hetimi i FBI-së për sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës po vazhdon ende, derisa foli edhe për marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën.

Në një intervistë në “KTV”, ai ka thënë se “veprimet e njëanshme, mund të dërgojnë në sinjale të gabuara”.

Sërish, një ndër arsyet përse dëshiroja të vija këtu është zotimi ynë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm ndaj popullit të Kosovës. E kam parë përparimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë gjatë shumë e shumë viteve dhe jam mjaft i kënaqur dhe mjaft i sigurt se ku kemi arritur. Kur kemi sfida apo mosmarrëveshje, flasim hapur për to. Dhe e përmenda se ndonjëherë veprimet e njëanshme, për shembull, si mbyllja e disa institucioneve, mund të dërgojnë gjithashtu sinjalin e gabuar se ku përshtaten serbët e Kosovës në shoqëri dhe mendoj se kjo ka qenë sfiduese për përparimin e vazhdueshëm në diskutimin e lehtësuar ndërmjet dy shteteve…”

Verma ka theksuar se ShBA dënon sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, derisa vlerësoi punën e Policisë së vendit dhe shërbimeve emergjente.

Ne i dënojmë sulmet e planifikuara kundër infrastrukturës dhe vlerësojmë gjithçka që Policia e Kosovës dhe shërbimet emergjente bënë për të reaguar aq shpejt. Gjithashtu, ne kemi ofruar tërë mbështetjen e mundshme për hetime përmes kolegëve tanë nga FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë. Këto hetime po vazhdojnë dhe do t’i nxisja të gjithë që të presin përfundimin e tyre para se të shpallin dikë përgjegjës. Por, këto lloj sulmesh janë të papranueshme në çfarëdo rrethane”.

Pyetur nëse ka të reja nga hetmi i FBI-së, ai shtoi se puna po vazhdon me “agresivitet” për të gjetur kryesit e veprës.

“Hetimet po vazhdojnë ende dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë. Të presim dhe të shohim se çfarë përfundimi do të nxjerrin ekipet. Mendoj se ata po punojnë me mjaft agresivitet për të gjetur kryesit e veprës ashtu që ata të japin llogari” – ka thënë zyrtari amerikan.

Ndryshe, Verma sot ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ai po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Tiranën e Beogradin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?