VLEN thirrje BDI-së që ta largojë Grubin nga partia

VLEN thirrje BDI-së që ta largojë Grubin nga partia

Koaliconi VLEN ka kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që ta largojë Artan Grubin nga partia, që siç thonë, që të ruhet partneriteti strategjik i shqiptarëve të RMV me SHBA-të. Vlen tha se, BDI duhet të dëshmojë se premtimet dhe angazhimet e tyre janë reale dhe se nuk do të lejojnë që veprimet kriminale të […]

Vlen tha se, BDI duhet të dëshmojë se premtimet dhe angazhimet e tyre janë reale dhe se nuk do të lejojnë që veprimet kriminale të njollosin të ardhmen e shqiptarëve në vend.

“Bëjmë thirrje të qartë dhe të hapur deri te lidershipi i Bashkimit Demokratik për Integrim që të marrë masa konkrete dhe të dukshme për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëshmojë se shqiptarët nuk do të mbahen peng i krimit. Kërkojmë që BDI të marrë vendim formal për përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia partiake.

Deklaratat e deritanishme të z. Ali Ahmeti dhe z. Bujar Osmani për parimin dhe transparencën kanë mbetur vetëm fjalë boshe. I bëjmë thirrje që të ndërmarrin hapa konkretë që do të dëshmojnë se premtimet dhe angazhimet e tyre janë reale dhe se nuk do të lejojnë asnjë dyshim për veprimtari kriminale apo të pandershme që të njollosë reputacionin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Presioni publik është real dhe legjitim – qytetarët kërkojnë vepra konkrete, jo fraza boshe. Nëse BDI dëshiron të konfirmojë seriozitetin e angazhimeve të saj për sundimin e ligjit dhe integritetin e përgjithshëm shoqëror, është urgjentisht e nevojshme të tregohet se nuk do të tolerojë aktivitete të dyshimta nga radhët e saj.Përjashtimi i Artan Grubit nga partia është një lëvizje e domosdoshme për të dërguar një mesazh të qartë se partia dhe drejtuesit e saj janë të sinqertë në angazhimin e tyre për respektimin e ligjit dhe një partneritet të fortë me SHBA-të. Gjithçka tjetër është dëshmi e qartë se po mbulojnë dhe mbrojnë mikun e tyre Artan Grubin.

VLEN qëndron pas të gjitha nismave që do të çojnë në përgjegjshmëri dhe përgjegjësi më të madhe të aktorëve politikë në vend. Besojmë se me veprime urgjente dhe të vendosur, BDI-ja do të tregojë se fjalët e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit nuk janë premtime boshe, por se ata vërtet qëndrojnë prapa parimeve të tyre të drejtësisë, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesave strategjike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thotë VLEN. /Rtv21

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?