Verma: E kemi një zotim të qëndrueshëm ndaj popullit të Kosovës dhe kjo do të vazhdojë

Verma: E kemi një zotim të qëndrueshëm ndaj popullit të Kosovës dhe kjo do të vazhdojë

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, ka thënë se shpreson që procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Ai ka përsëritur mbështetjen për dialogun e Brukselit, me ç’rast ka thënë se është e rëndësishme që palët të përmbushin zotimet që kanë marrë […]

Ai ka përsëritur mbështetjen për dialogun e Brukselit, me ç’rast ka thënë se është e rëndësishme që palët të përmbushin zotimet që kanë marrë vite më parë.

“Mendoj se të gjithë ne shpresojmë për një shkallë normalizimi që do të çonte te njohja e ndërsjellë. Por, për të arritur deri në atë pikë duhet të ndërmerren disa hapa dhe kjo gjë besoj dhe mendoj se procesi i dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, do të çojë deri në atë pikë, nëse zbatohet siç duhet”,është shprehur ai.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011. Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë, kjo marrëveshje, sipas BE-së, nuk ka nisur të zbatohet nga palët.

I pyetur për garancitë që komuniteti ndërkombëtar mund t’i japë Kosovës në rast se zbaton pjesën e vet të marrëveshjes, Verma tha se ky pakt është i obligueshëm, pavarësisht se Serbia ka shprehur rezerva për të.

Beogradi ka refuzuar që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, por BE-ja ka thënë se ajo është obliguese për palët.

“Ne besojmë se kushtet e marrëveshjes janë ligjërisht të obligueshme dhe të dyja vendet janë zotuar për parimet e kësaj marrëveshjeje. Kështu që ajo që mendoj se është në interes jo vetëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe për sigurinë rajonale, si dhe për njerëzit, të cilët prosperojnë që të dyja vendet të jenë në gjendje të ulen dhe të punojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan në një intervistë për KTV-në.

Tutje, Verma ka theksuar se kur Uashingtoni dhe Prishtina kanë sfida e mosmarrëveshje, “flasim hapur për to”.

“Dhe e përmenda se ndonjëherë veprimet e njëanshme, për shembull, si mbyllja e disa institucioneve, mund të dërgojë po ashtu sinjalin e gabuar se ku përshtaten serbët e Kosovës në shoqëri dhe mendoj se kjo ka qenë sfiduese për përparimin e vazhdueshëm në diskutimin e lehtësuar mes dy shteteve. Ne e kemi një zotim të rëndësishëm e të qëndrueshëm ndaj popullit të Kosovës dhe kjo do të vazhdojë”, ka potencuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?