S’ndahen mjetet për partitë politike

S’ndahen mjetet për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Megjithatë, në këtë mbledhje nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka thënë se zyra ka analizuar këtë […]

Megjithatë, në këtë mbledhje nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka thënë se zyra ka analizuar këtë rekomandim, ku prej datës 1 deri më 9 janar do të ndahen mjetet për subjektet politike.

“Gjithsej 14 subjekte politike përfitojnë; zyra rekomandon KQZ-në që të bëjë ndarjen e buxhetit për dy muaj. Zyra ka analizuar edhe aktet tjera ligjore, ku shuma prej 10 përqind për grupet parlamentare rekomandohet të ndahet prej datës 1 janar deri më 9 janar. Lidhur me këtë, zyra rekomandon që mjetet të ndahen nga fondi. Sipas rekomandimit, subjektet politike që do të përfitonin janë: Lëvizja Vetëvendosje – 353,898.31 euro, PDK – 115,932.20 euro, LDK – 91,525.42 euro, SRPSKA LISTA – 54,915.25 euro, AAK – 48,813.56 euro, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – 12,203.39 euro, etj.”, ka thënë Buzhala.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, ka rekomanduar që shuma e cila ndahet për secilin subjekt politik të jetë e ndarë dhe jo si një shumë totale.

“Edhe pse mund të rekomandohet që Kuvendi nuk është aktiv në punën e tij, shuma e secilit subjekt duhet të jetë në përputhje me ligjin. Si shumë, nuk mendoj që zyra ka të drejtën të ndalë shumën për një subjekt. Totali i asaj shume i takon subjekteve politike; ky rekomandim apo miratimi duhet të jetë i veçantë për secilin subjekt politik dhe jo në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ka theksuar se është kundër kësaj pike, për shkak se nuk e pranon ndarjen e mjeteve buxhetore për Listën Serbe.

“Jam kundër ndarjes së mjeteve të Listës Serbe, i kam dhënë argumentet e mia dhe vota ime është kundër ndarjes së mjeteve për këtë subjekt”, ka thënë Kurteshi./eo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?