Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë

Me indeks prej 162, Shkupi është ende qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë, sipas të dhënave nga një faqe interneti e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit. Lista e qyteteve më të ndotura në botë përfshin: Lahore, Delhi, Kampala, Dhaka, Karaçi, Hanoi, Doha, Manama, Kajro dhe Akra. Ky indeks […]

Me indeks prej 162, Shkupi është ende qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë, sipas të dhënave nga një faqe interneti e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit.

Lista e qyteteve më të ndotura në botë përfshin: Lahore, Delhi, Kampala, Dhaka, Karaçi, Hanoi, Doha, Manama, Kajro dhe Akra.

Ky indeks tregon se njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin ekspozimin e zgjatur në natyrë. Rekomandohet përdorimi i maskave mbrojtëse, veçanërisht në zonat më të ndotura të qytetit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dje u kërkoi institucioneve që të zbatojnë obligimet e tyre për të ulur ndotjen e ajrit.

“Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar. Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B-Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate. Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit”, thanë nga Ministria e Mjedisit Jetësor në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, Ministria rekomandoi që, të gjithë subjektet juridike të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, të gjithë subjektet juridike të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00 si dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë./Alsat

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?