Shkrumbohen vilat e yjeve në Hollivud, situatë kritike nga zjarret në Los Anxheles

Nuk ka qetësi për Los Anxheles. Një zjarr i gjashtë ra në zonën e njohur si Kodrat e Hollivudit në orët e para të së enjtes. Zjarrfikësit e zonës kanë luftuar me zjarre të shumta që po digjen që prej mëngjesit të ditës së martë. Zyrtarët vendas deklarojnë se të paktën 5 persona kanë mbetur […]

Zjarrfikësit e zonës kanë luftuar me zjarre të shumta që po digjen që prej mëngjesit të ditës së martë.

Zyrtarët vendas deklarojnë se të paktën 5 persona kanë mbetur të vrarë, në një kohë kur flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave.

“Ne vazhdojmë të përballemi me erëra të forta. Në disa zona si Palisejds dhe Silmar, zjarrfikësit janë angazhuar në një luftë aktive”, deklaroi Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelesit.

Edhe lagjja e preferuar nga yjet e shoëbiz-it, Pasifik Palisejds u përfshi nga flakët. Atje, zjarri llogaritet të ketë dëmtuar mbi 1 mijë godina, kryesisht shtëpi.

Shumë yje të Hollivudit kanë pësuar dëme serioze. Shtëpia e familjes së Paris Hilton në plazhin Malibu është shkrumbuar për shkak të zjarreve. Qindra prona të tjera të përmasave të mëdha kanë pasur të njëjtin fat.

“Shtëpitë e 5 miqve të mi u shkrumbuan. Dhe, sikurse dihet, kur zjarret përhapen me anë të erërave, atëherë nuk ke shumë zgjidhje, nuk mund të bësh asgjë”, deklaroi një banor.

Flakët e dendura kanë krijuar një re të hollë tymi në mbarë Los Anxhelesin. Autoritetet kanë deklaruar se cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet në zonat e prekura./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?