Shkon në 5 numri i viktimave nga moti në SHBA, stuhia e dëborës “paralizon” 8 shtete

Shkon në 5 numri i viktimave nga moti në SHBA, stuhia e dëborës “paralizon” 8 shtete

Të paktën 8 shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhive të dëborës, të cilat kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të madhe dëbore që ka përfshirë disa shtete në Shtetet e Bashkuara të […]

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të madhe dëbore që ka përfshirë disa shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA vlerëson se rreth 60 milionë njerëz janë prekur nga stuhia. Një vorbull polare që nisi në jug gjatë fundjavës shkaktoi dëborë dhe erë të fuqishme.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet e Kansasit, Missourit, Marylandit, Kentucky-t, Virginias, Virginias Perëndimore, Arkansasit, Ëashingtonit dhe në një pjesë të Nju Xhersit.

Shkollat u mbyllën në shumë qytete. Miliona studentë u detyruan të qëndronin në shtëpi. Të paktën 250,000 shtëpi mbetën pa energji pasi erërat e forta dëmtuan infrastrukturën.

Një shtresë e hollë akulli mbulon shumë rrugë dhe autostrada, çka ka shkaktuar një numër të madh aksidentesh rrugore. Stuhitë detyruan gjithashtu mijëra avionë të pezullojnë fluturime.

Stuhia parashikohet të lëvizë drejt lindjes në Oqeanin Atlantik. Temperaturat pritet të mbeten nën zero deri në fund të kësaj jave.

Vorbulla polare e ajrit jashtëzakonisht të ftohtë zakonisht rrotullohet rreth Polit të Veriut, por ndonjëherë drejtohet drejt jugut në Kanada dhe SHBA, Evropë dhe Azi. Studimet kanë zbuluar se një Arktik që ngrohet shpejt është pjesërisht shkaktar për frekuencën në rritje të vorbullave polare që zgjerojnë shtrirjen e tyre./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?