SHBA: Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje

SHBA: Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje

Departamenti i Drejtësisë thotë se do të publikojë përfundimet e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith lidhur me përpjekjet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, por jo pjesën tjetër të raportit për momentin. Ky vendim u bë i njohur në një dokument dorëzuar të mërkurën në […]

Ky vendim u bë i njohur në një dokument dorëzuar të mërkurën në një gjykatë federale të apelit, e cila po shqyrton një kërkesë të avokatëve mbrojtës për të bllokuar publikimin e raportit me dy vëllime, ndërsa mbetet pezull çështja e akuzave ndaj dy të pandehurve të tjerë, në çështjen kur akuzohej ish-presidenti republikan dhe tashmë Presidenti i zgjedhur për marrjen e paligjshme të dokumentave të klasifikuara.

Aileen Cannon, gjyqtarja e çështjes së dokumenteve të klasifikuara, e emëruar nga zoti Trump, e pranoi kërkesën të martën, duke lëshuar një bllokim të përkohshëm për raportin.

Departamenti i Drejtësisë tha se do të vazhdojë me planet për të publikuar pjesën e raportit për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, por pjesën për dokumentet e klasifikuara të raportit do ta vërë në dispozicion vetëm për kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Juridike të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, përsa kohë vazhdon çështja për dy të pandehurit e tjerë.

Nuk është ende e qartë se kur mund të publikohet pjesa e raportit për ndërhyrjen në zgjedhje.

Në dokument i kërkohet Gjykatës së Apelit në Atlanta që të anulojë urdhrin e gjykatëses Cannon, që dukej se të paktën përkohësisht ndaloi publikimin e të gjithë raportit.

Departamenti i Drejtësisë tha se autoriteti i Prokurorit të Përgjithshëm për të publikuar pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje është “i qartë” dhe se të pandehurit e tjerë të çështjes së dokumentave të klasifikuara, dy punonjës të Mar-a-Lagos. nuk kanë asnjë argument ligjor për të bllokuar publikimin e një pjese të raportit që nuk ka lidhje fare me ta.

Raporti pritej të detajonte gjetjet dhe vendimet e akuzave në dy hetimet e zotit Smith. Hetimi për dokumentet e klasifikuara u hodh poshtë në korrik nga gjykatësja Cannon, e cila arriti në përfundimin se emërimi i Smith ishte i paligjshëm.

Ekipi i Prokurorit Smith vendosi t’i pushojë të dyja rastet në nëntor, pas fitores së zotit Trump, duke iu referuar një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës, presidentët që janë duke ushtruar detyrën, nuk mund të jenë subjekt i hetimeve federale./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?