Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen

Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen

Rumania dhe Bullgaria janë bërë edhe zyrtarisht anëtare të plota të Zonës për lëvizje të lirë Schengen, duke iu bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, plus disa shteteve tjera, banorët e të cilave mund të lëvizin lirshëm pa kryer kontrolle të pasaportës. Fishekzjarrët kanë shpërthyer në qiell në mesnatë në zonën kufitare bullgare, Ruse teksa ministrat […]

Rumania dhe Bullgaria janë bërë edhe zyrtarisht anëtare të plota të Zonës për lëvizje të lirë Schengen, duke iu bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, plus disa shteteve tjera, banorët e të cilave mund të lëvizin lirshëm pa kryer kontrolle të pasaportës.

Fishekzjarrët kanë shpërthyer në qiell në mesnatë në zonën kufitare bullgare, Ruse teksa ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë i kanë hequr simbolikisht barrierat në Urën e Miqësisë mbi lumin Danub.

Kjo pikë kalimi është rrugë e madhe transiti për tregti ndërkombëtare.

“Ky është moment historik”, ka thënë kryeministri bullgar, Dimitar Glavchev.

“Nga Greqia në jug, deri në Finlandë në veri, dhe gjithë rrugën për në Portugali, do të mund të udhëtohet pa kufij”.

Kontrollet në kufijtë detarë dhe ata ajrorë janë hequr qysh prej marsit të vitit 2024 për këto dy shtete, mirëpo kontrollet tokësore kanë vazhduar derisa Austria nuk ka hequr dorë nga një veto që e ka përdorur, meqë ka shprehur shqetësime për mundësinë e rritjes së migrimit të paligjshëm.

Kufijtë në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, janë hequr më 1985. Zona Schengen tani mbulon 25 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja nuk janë anëtare të Zonës Schengen./radioevropaelirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?