Reduktimet e ashpra të rrymës, flet ZRRE-ja

Reduktimet e ashpra të rrymës, flet ZRRE-ja

Ditëve të fundit, ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë një problem shqetësues në Kosovë, me rajone si Gjilani, Ferizaj, Malisheva, etj që raportojnë ndërprerje të zgjatura. Institucionet përkatëse, përfshirë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEDS, KOSTT dhe KESCO, kanë dhënë shpjegime, por përgjigjet e tyre mbeten më shumë justifikime sesa zgjidhje konkrete. Sipas Operatorit […]

Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe Qeverisë së Kosovës, ndërprerjet po ndodhin për shkak të mbingarkesës së rrjetit, jo për shkak të mungesës së energjisë.

ZRRE ka konfirmuar se disa ndërprerje janë pasojë e mbingarkesave të rrjetit të menaxhuar nga KOSTT dhe ka kërkuar masa për sanimin e prishjeve dhe përmirësimin e menaxhimit të ngarkesave.

Gjithashtu, investimet në infrastrukturën e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes janë të domosdoshme, pasi dallimet ndërmjet prodhimit vendas dhe konsumit mbulohen me importe.

Çfarë është mbingarkesa dhe pse ndodhë?

Mbingarkesa ndodhë kur kërkesa për energji tejkalon kapacitetin e rrjetit, për disa arsye kryesore:

  • Orët e pikut: Konsumi rritet ndjeshëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, veçanërisht për ngrohje dhe pajisje shtëpiake.
  • Dimri: Energjia elektrike përdoret për ngrohje, duke tejmbushur rrjetin.
  • Infrastruktura e vjetruar: Pajisjet e rrjetit nuk janë modernizuar për të përballuar kërkesën në rritje.
  • Mungesa e investimeve: Zonat me rritje të popullsisë dhe industrializim vuajnë nga investime të pamjaftueshme.
  • Planifikimi i dobët: Nuk merren masa për të shtuar kapacitetet në përputhje me rritjen e konsumit.

Në këtë situatë, kërkohet jo vetëm kursim nga konsumatorët, por edhe veprime strategjike nga institucionet për të modernizuar rrjetin dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?