Ramush Haradinaj nga Gjakova: Kemi planin konkret për familjet e reja – 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin

Ramush Haradinaj nga Gjakova: Kemi planin konkret për familjet e reja – 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të gruas për ndërtimin e një Kosove të Fituese. Gjatë një takimi me gratë gjakovare, Haradinaj ndau vizionin e tij për barazi gjinore, duke ofruar një plan konkret veprimi që përfshin mbështetje për familjet e reja, pagë minimale për nënat me 3 e […]

Gjatë një takimi me gratë gjakovare, Haradinaj ndau vizionin e tij për barazi gjinore, duke ofruar një plan konkret veprimi që përfshin mbështetje për familjet e reja, pagë minimale për nënat me 3 e më shumë fëmijë, dhe mundësi të barabarta për gratë në biznes dhe trashëgimi të pronës.

Ai theksoi se gratë po shkruajnë histori suksesi dhe është koha që shteti të investojë fuqishëm në potencialin e tyre, duke garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Shkrimi i plotë:

Fuqizimi i gruas në shoqërinë tonë është parakusht për një Kosovë vërtet Fituese. Sot në Gjakovë, qytetin që nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini po tregon se si arrihen rezultate konkrete për qytetarët pavarësisht mungesës së mbështetjes qeveritare, ndava me gratë gjakovare vizionin tonë për barazi të plotë gjinore.

Përtej fjalëve dhe kuotave gjinore, ne ofrojmë plan konkret veprimi: mbështetje për familjet e reja me 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, qasje në kredi të subvencionuara për bizneset e udhëhequra nga gratë, dhe orar fleksibil pune për nënat. Mbi të gjitha, do të zbatojmë në plotni të drejtën e grave në trashëgimi të pronës.

Gratë tona po shkruajnë histori suksesi në sport, shkencë, art e biznes. Është momenti që shteti të investojë fuqishëm në potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, si garanci për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kosova Fituese është ajo ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?