Rama u përgjigjet kritikave për pensionistët: Më mirë se ne s’ka dhe për 10 vjet

Rama u përgjigjet kritikave për pensionistët: Më mirë se ne s’ka dhe për 10 vjet

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një video në Facebook ku ka zgjedhur ti përgjigjet disa kritikave të marra nga komentuesit në rrjetet sociale për sa u përket pensionistëve. Teksa udhëton me makinë drejt qytetit të Elbasanit, Rama thotë se Partia Socialiste ishte ajo që udhëhoqi reformën e pensioneve që siguroi […]

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një video në Facebook ku ka zgjedhur ti përgjigjet disa kritikave të marra nga komentuesit në rrjetet sociale për sa u përket pensionistëve.

Teksa udhëton me makinë drejt qytetit të Elbasanit, Rama thotë se Partia Socialiste ishte ajo që udhëhoqi reformën e pensioneve që siguroi pension më të lartë. Për PS, Rama thotë se pensionistët do jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa rendit bonusin 100 mln euro për Vitin e Ri dhe bonusin që do u ofrohet në pranverë.

Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri. Do do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”,-tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gjithashtu opozitën duke thënë se ata që s’kanë dhe as do të kenë ndonjëherë gjë në dorë ofrojnë për pensionistët “qilima fluturues”.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh pa din e pa iman, te ca katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Por mos të harrojmë se pensionistët e parë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li, dhe e dinë aritmetikën më mirë se Lulat e rinj, e kanë të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ku vend as nuk ka pasur dhe as nuk gjen dot edhe për nja 10 vjet të tjera pa diskutim”,-tha Rama.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?