Rama për unazën e kryeqytetit: Qeveria vazhdon të mos e përkrahë, projekti është i gatshëm

Rama për unazën e kryeqytetit: Qeveria vazhdon të mos e përkrahë, projekti është i gatshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se viti 2024 për kryeqytetin ishte një vit shumë intensiv dhe me shumë sfida, por edhe me projekte të mëdha që janë kryer nga komuna. Ai ka thënë se komuna e Prishtinës ka thyer rekord në realizimin e buxhetit këtë vit – mbi 80%. “Sfida kryesore është edhe […]

Ai ka thënë se komuna e Prishtinës ka thyer rekord në realizimin e buxhetit këtë vit – mbi 80%.

“Sfida kryesore është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematik duke stimuluar adoptimin. Deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak, dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”, tha Rama gjatë prezantimit  “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”.

Mirëpo, sipas kryetarit, disa projekte po mbesin pa u funksionalizuar në mungesë të përkrahjes nga qeveria.

“Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

Ai ka thënë se edhe projekti i spitalit të kryeqytetit është i gatshëm, por që i njëjti projekt nuk i është dorëzuar komunës edhe pas kërkesave që janë bërë në Ministri.

“Çështja tjetër është nënkalimi Agim Ramdani i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banorë të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”, tha Rama.

Ai ka thënë se përveç këtyre sfidave, që sipas tij janë të pakuptueshme, komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe projektet që janë përfunduar gjatë vitit 2024.

“Kemi lajme të shkëlqyera. Kemi thyer rekorde këtë vit në realizmin e buxhetit, ka pasur rritje të realizmit të buxhetit vit pas viti. Në vitin 2024 ka pasur realizim historik të buxhetit mbi 80 për qind”, ka thënë ai. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?